Futboll

Sylvinho mbetet trajner i Kombëtares së Shqipërisë

Sylvinho do të vazhdojë ta drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.

Atij kontrata e parë me Shqipërinë i ka skaduar të martën, por për Top Channel ka konfirmuar se marrëveshja është arritur.

“Kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk e kemi firmosur”, ka thënë Sylvinho.

Pritet që marrëveshja e re të jetë për dy vjet, ndërsa planifikohet edhe rritje page.

Paga vjetore e Sylvinhos ishte 750 mijë euro.

Sylvinho vlerësohet për punën që e ka bërë, përkatësisht për kualifikim dhe paraqitje në Euro 2024.