Lajme
Swissmedic jep lejen për ilaçin kundër kovidit, “Ronapreve”
Mund të përdoret tek ata që vuajnë nga Covid-19 kur terapia me oksigjen ose shtrimi në spital nuk janë të nevojshme
Operatori zviceran i barnave, Swissmedic ka miratuar ilaçin kundër Covid 19, Ronapreve.
Ronapreve mund të përdoret si një kombinim antitrupash për të trajtuar ose parandaluar sëmundjen e koronavirusit. Ky ilaç nga prodhuesi zviceran Roche është përdorur në Zvicër që nga prilli, bazuar në Urdhëresën 3 të Covid 19.
“Swissmedic që atëherë e ka bërë kontrollimin e tij dhe tani ka arritur në përfundimin se Ilaçi e ka dëshmuar veten” – thotë zëdhënësi i medias Swissmedic Alex Josty për SRF, transmeton albinfo.ch. “Me miratimin e Ronpreve, shohim një mundësi tjetër për t’u përballur me sëmundjen.”
Sipas Swissmedic, Ronapreve mund të përdoret tek të rriturit dhe adoleshentët e moshës mbi 12 vjeç, që peshojnë të paktën 40 kilogramë. Mund të përdoret tek ata që vuajnë nga Covid-19 kur terapia me oksigjen ose shtrimi në spital nuk janë të nevojshme dhe ekziston një rrezik i lartë për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.
Ronapreve është ilaçi i parë i miratuar në Zvicër për parandalimin e Covid-19. Mund të përdoret nëse, për shkak të sëmundjeve ose terapive të tjera, nuk mund të krijohet përgjigje e duhur imune ndaj vaksinimit, thuhet më tutje në komunikatën e Swissmedic.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë