Shkurt.ch
Swisscoy-t i shtohen radhët
Këshilli Federal i Zvicrës ka lejuar edhe një përforcim të personelit ushtarak për 15 persona
Zvicra, gjegjësisht kontigjenti i saj ushtarak në Kosovë Swisscoy, edhe në vitin që vjen do të mbajë komandën regjionale në veri të vendit. Për këtë qëllim, Këshilli Federal i Zvicrës ka lejuar edhe një përforcim të personelit ushtarak për maksimalisht 15 persona.
Siç njofton Departamenti Federal i Mbrojtjes, me këtë personel shtesë, do të jetë e mundshme të mbahet komanda mbi ekipet që kanë për detyrë mbledhjen e informatave për Kfor-in në veri të Kosovës.
Ekipet në fjalë janë përgjegjëse për vlerësimin e situatës atje. Përmes kontakteve me popullatën lokale, ato kanë për detyrë të konstatojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme zhvillimet negative në terren.
Zvicra ushtron komandën për ekipet e përmendura ose Joint Regional Detachement (JRD) Nord, nga janari i vitit 2012. Edhe me rastin e marrjes së komandës në fjalë, qeveria e Zvicrës i kishte lejuar Swisscoy-t shtimin e personelit për 15 veta.
Komandën në JRD një shtet e merr sipas rregullit për 12 muaj. Por në maj të këtij viti, përjashtimisht, Nato e ka lutur Zvicrën që ta marrë komandën edhe për një vit tjetër.
Swisscoy ka gjithsej 220 ushtarë. Deri më tash në Kosovë kanë shërbyer 4200 ushtarë zviceranë në kuadër të Kfor-it.
Personeli i Swisscoy-t është i armatosur vetëm për vetëmbrojtje.
Parlamenti i Zvicrës ka miratuar angazhimin e ushtarëve zviceranë në Kosovë për periudhën deri më 31 dhjetor 2014.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve