Zhvillim

“Swisscontact” ndihmon Ohrin të bëhet destinacion turistik

Liqeni i Ohrit do të zhvillohet si një destinacion i njohur brenda projektit “IME”, i cili është financuar nga fondacioni “Swisscontact” nga Zvicra.

Për këtë qëllim Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të Maqedonisë, së bashku me përfaqësuesit e “IME” projektit (Increasing Market Employability) kohët e fundit zhvilloi një takim me zyrtarë të Komunës së Ohrit, Odën lokale të Turizmit, agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe përfaqësues nga asociacioni „Hotam”.

Ky projekt ka për qëllim rritjen e mundësive për punësim dhe shtimin e të ardhurave për të rinjtë, për të siguruar zhvillimin e sektorit dhe rritjen e kompanive nëpërmjet qasjes në tregjet e reja, edukimin dhe përmirësimin e aftësive në sektorin privat dhe përmirësimin e politikës rregullatore dhe për rritjen e kompanive të sektorit privat.

Plani vjetor i projektit “IME” ka njoftuar se me mbështetjen edhe të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, të cilat së bashku me USAID-in janë organizatorë të ngjarjes së madhe turistike – Adventure Next Balkans, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm.