Swissbau - Basel
Made in Kosova
„Swissbau“: Prodhimet e drurit nga Kosova, të lira dhe cilësore
Industria e përpunimit të drurit në Kosovë shihet si një nga industritë me potencial të madh për eksport, për shkak të zhvillimit të saj të hovshëm gjatë viteve të fundit.
Suksesi i tyre po shihet në njërin prej panaireve më të mëdha evropiane „Swissbau“, që po mbahet në Bazel të Zvicrës.
“Elnor”, “Lesna” dhe “Shehu” nga Kosova janë kompani të njohura me cilësi të prodhimit të dyerve, dritareve, shkallëve prej druri dhe mobiljeve të tjera, të cilat po konkurrojnë me produktet e 19 vendeve të tjera ekspozuese të panairit.
Krahas kualitetit, prodhuesit kosovarë dallohen edhe me raportin ideal çmim-rezultat, pasi që ata e kanë mundësinë të punojnë në kushtet lokale të një kostoje të ulët.
Gjeografikisht Kosova është në një pozitë të volitshme për tregti me vendet fqinje, por po ashtu edhe me Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
“Elnor” është një kompani kosovare që tashmë ka depërtuar në tregun zviceran që nga viti 2011, madje është edhe e regjistruar në listën e frimave zvicerane me emrin „Elnor Swiss“.
Drejtori i kësaj kompanie, Sheqer Ukaj, thotë për albinfo.ch se tashmë kanë aktivitet ekonomik dhe tregtar në Zvicër.
„Nga ky panair presim zgjerimin e aktivitetit tonë, përfitimin e blerësve të rinj dhe natyrisht zgjerimin e tregut“, tha Ukaj, duke u shprehur „entuziast“ me vendin që i është rezervuar kompanive kosovare në Swissbau.
„Ne jemi të kënaqur me vendin e caktuar për standin e firmave kosovare, duke e pasur parasysh koston e lartë të pjesëmarrjes në panair. Për bizneset nga Kosova është e lartë kostoja e pjesëmarrëjes, por duke falënderuar donatorët është bërë e mundur prania jonë në Bazel dhe konsiderojmë që do të kemi sukses në „Swissbau“, thotë Ukaj.
Ndërsa sa i përket kualitetit me konkurrencën në panair, afaristi nga Kosova tha të jenë afër nivelit të tyre, por jo t’i kenë kaluar.
„Të jesh i barabartë në treg do të thotë shumë dhe duhet kërkuar mundësitë për të kapur hapin“, thotë në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch drejtori i “Elnor” nga Kosova.
Edhe kompania tjetër nga Prishtina „Lesna“ nuk është hera e parë që promovon prodhimet e saj jashtë Kosovës, ndërsa pritjet për menaxherët e saj janë të mëdha nga panairi „Swissbau“ në Bazel.
„Sa i përket kualitetit me dritare, nuk kemi asnjë dallim të produkteve që prodhohen në Kosovë në bazë të standardeve të kërkuara në Evropë. Dallimi është vetëm se prodhohen në Prishtinë. Derisa kostoja e prodhimit është më e lire, edhe produkti është dy herë më i lirë. Por, ne edhe fitojmë më pak në krahasim me prdhuesit në Evropë“, tha Bekim Deshishku, përfaqësues i kompanisë “Lesna”.
Edhe nga kompania tjetër „Shehu“ që vjen nga Kosova në Bazel thonë se produktet e tyre janë të veçanta, ngase të gjitha punohen me dru masiv dhe kanë një trajtim të veçantë në prerje dhe lyerje.
„Për këtë nevojitet më shumë orë pune dhe me faktin se fuqia punëtore është më e lirë në Kosovë, direkt jemi konkurrent për shkak të çmimit. Dhe, kjo na ka shtyrë të jemi të pranishëm në Zvicër“, thotë për albinfo.ch përfaqusuesi i kompanisë „Shehu“, që bën prodhimin e shkallëve dhe dyerve të hyrjes.
Kjo kompani tashmë ka depërtuar në tregjet e Gjermanisë, Suedisë dhe së fundi edhe në Zvicër.
Pjesëmarrja e tri kompanive të Kosovës në panairin “Swissbau” është mundësuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), EMPOWER Sektori Privat i USAID-it dhe PPSE-Swisscontact, me mbështetje edhe nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
„Me financim të Zyrës zvicerane për zhvillim në Kosovë, bashkë me USAID-in dhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) po përkrahim Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës që të jetë e pranishme me tre përpunues në „Swissbau“ në Bazel, për të krijuar lidhje biznesi me kompani të tjera në Zvicër“, thotë Edona Kurtolli nga Swisscontakt – Prishtinë.
Këto kompani kosovare, krahas kualitetit të produkteve, i kanë çmimet përgjysmë më të lira, që i bën konkurrentë me firmat evropiane.
„Qëllimi i gjithë këtij projekti është hapja e vendeve të reja të punës në Kosovë. Gjenerimi i të ardhurave bëhet përmes shitjeve të produkteve, sidomos përmes eksportit. Në këtë mënyrë nëse ndodh të lidhen kontrata të reja me kompani zvicerane, automatikisht do të gjenerohet edhe hapja e vendeve të reja të punës në Kosovë“, thotë Kurtolli.
Edhe Rexhep Iljazi nga USAID-i tha se e vetmja mënyrë për të depërtuar në tregun zviceran është promovimi në kontinuitet i produkteve kosovare në “Swissbau” në Bazel.
„Swissbau 2016“ mbetet i hapur deri më 16 janar në Bazel. 1100 ekspozues nga 19 vende kanë prezantuar prodhimet e tyre në 140.000 metra katrorë. Organizatorët presin deri mbi 100 mijë vizitorë.
E-Diaspora
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë Drejtuesja politike e PD të Shqipërisë për Diasporën, Jozefina Topalli po qëndron në New York të...
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Spanjë 32-vjeçari shqiptar
-
Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre