Portrete të firmave
Swissalbs zgjedh Klajd Likën, Sipërmarrës të vitit 2022
„Bota Systems“, ndërmarrje e suksesshme me pronarin Klajd Lika, me vendimin e jurisë profesionale, ka fituar çmimin e parë si “Sipërmarrësi i vitit 2022”
Të gjitha rrugët shpien në Hotel Kameha Grand në Zürich. Gjithçka është gati për gala mbrëmjen e ndërmarrësve shqiptarë në Zvicër, të cilën po e organizon edhe këtë vit swissalbs.
Kjo u realizua në një gala mbrëmje glamuroze që mblodhi nën një kulm përfaqësues shqiptaro-zviceranë në fushën e ndërmarrësisë, për të zgjedhur kështu “Sipërmarrësin e vitit 2022”. Platforma mediale albinfo.ch ishte sponsor medial i këtij aktiviteti.
Mysafirët e veshur bukur kanë rrëmbyer vëmendjen me dukjen e tyre festive.
Fillimisht janë pritur në apero të shoqëruar me pikat e përzgjedhura muzikore të kënduara nga Arjeta Zuta në shoqërim të Leutrim Alijit, me piano.
Ngadalë merr fund edhe kjo pjesë, për t`i lënë vendin pjesës qendrore të kësaj ngjarjeje, për të cilën u punua shumë nga stafi i swissalbs.
Tashmë kanë zënë vendin e tyre të gjithë në një sallë përplot të mbushur me ndërmarrës të profileve të ndryshme. Fillon spektakli. Ngjitet ne skenë Xhehtare Rexhaj, moderatore e mbrëmjes, e cila u dëshiron mirëseardhje mysafirëve ndërmarrës.
“Swissalbs, mes tjerash angazhohet për humanizëm , përkushtim dhe përgjegjësi dhe sot ne festojmë ndërmarrësinë, inovacionet, sukseset dhe shumë më tepër. Prandaj jemi këtu sot për të dhënë çmimin Sipërmarrësi Swissalbs 2022”, ka thënë krejt në fillim Xhehtare Rexha.
Ndërkohë dëgjohen tingujt e daulleve. Gjashtë instrumentistë të grupit “White Cross Drum Corps” me daullet e tyre hyjnë në sallë, në këtë gala mbrëmje të ndërmarrësve. Me goditjet e tyre luajnë me gjuhën e ndërmarrësve.
Me një fjalë rasti ka përshëndetur të pranishmi kryetari i bordit të shoqatës swissalbs, Përparim Avdili. Politikani shqiptaro-zviceran ka folur për vizionin dhe misionin e swissalbs.
Duke ju drejtuar miqve të Swissalbs-it, sipërmarrësve dhe mysafirëve të tjerë, Avdili, veç tjerash ka thënë: “Çfarë pamjeje! Të gjithë nuk e keni idenë se sa krenare më bën kjo. Kaq shumë bashkëmendimtarë. Kaq shumë me një histori si e imja.
“Fëmijë të mërgimtarëve, prindërve tanë, të cilët kanë ardhur në Zvicër për të punuar këtu. Si punëtorë sezonalë që kishin kërkuar fat më të mirë ose që kishin ikur nga një luftë e tmerrshme për t’u ndjerë të sigurt këtu me familjet e tyre dhe për të ndërtuar një jetë të re. Me punë të palodhur dhe shumë zell për të na siguruar ne fëmijëve një të ardhme më të mirë dhe të pa brenga. Vetëmohues dhe të guximshëm në të njëjtën kohë.
Dhe ja ku jemi ne, fëmijët. Të vendosur në një jetë të re. Të suksesshëm si sipërmarrës. Të integruar. Pa brenga. Si pjesë e një shoqërie, Zvicrës, të cilën po e formësojmë gjithnjë e më shumë”, ka thënë z. Avdili veç tjerash.
Tani fillon gara e ndërmarrësve. Juria e swissalbs, e përbërë nga juristë, politikanë, ndërmarrës, në një garë të fortë në mesin e shumë konkurrentëve kishte përzgjedhur 6 finalistët, të cilët, në videot e transmetuara në ekranin e madh kanë rrëfyer për biznesin e tyre.
Juria e përbërë nga personalitete që kanë emër të përveçëm në fushën e politikës, ndërmarrësisë, siç janë Nadine Jürgensen, Andri Silberschmidt, Roland Brack, Vllaznim Xhiha dhe Jeton Tolaj kanë ngushtuar listën e finalistëve në top 3.
Bëhet fjalë për Alban Nevzati – swinto, banka e parë digjitale shqiptaro-zvicerane, Klajd Lika – Bota Systems, një zgjidhje inovative robotike industriale dhe Adis Tairi – CareProcess, një aplikacion që u mundëson infermierëve që me një sqarim të shkurtër, me foto, video dhe në fund me syze virtuale, t`i ushtrojnë të gjitha proceset.
„Bota Systems“, ndërmarrje kjo e suksesshme me pronar Klajd Lika, me vendimin e jurisë profesionale, ka fituar çmimin e parë si “Ndërmarrësi i vitit 2022”, shkruan albinfo.ch. Lika vjen nga Shqipëria dhe jeton e punon në Zvicër. Ndërsa vendin e dytë, përkatësisht të tretë i ndanë Aplikacioni CareProcess me Adis Tairi, dhe “Swinto” nga bankieri, Alban Nevzati.
Andri Silberschmidt, në emër të jurisë, ka shpallur fituesin, i cili nderohet për angazhimin, vizionin, misionin dhe shpirtin sipërmarrës.
Dhe krejt në fund është caktuar data e edicionit të vitit të ardhshëm, 11 Nëntor 2023, SAVE THE DATE!
Pas ndarjes së çmimeve si pjesë kryesore e ngjarjes, mbrëmja vazhdoi me pjesën artistike, të pasuruar me muzikë të mirëfilltë shqipe nga super Trioja “Dont listen to your neighbours“, të cilët me tingujt e tyre elektrizuan edhe më tej atmosferën deri në orët e vona.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?