Lajme

Swiss ndërpret fluturimet për në Kinë deri në fund të marsit

Por ndërkohë, Swiss vazhdon fluturimet për në Hong Kog, ndonëse  me kapacitet të zvogëluar

Kompania Ajrore Zvicerane Swiss do të ndërpresë fluturimet e saj për në territorin e Kinës deri më 28 Mars për shkak të Koronavirusit, njoftohet nga Swiss. Nga ky vendim janë prekur lidhjet me dhe nga Pekini e Shanghai, të cilat më parë ishin anuluar vetëm deri më 29 shkurt.

Ndërkaq, fluturimet për në Nanjing, Shenyang dhe Qingdao ishin pezulluar që më parë, për deri në fund të marsit, transmeton albinfo.ch. Por ndërkohë, Swiss që është filial i kompanisë gjermane Lufthansa, vazhdon fluturimet për në Hong Kong, ndonëse  me kapacitet të zvogëluar.

Kompanitë tjera ajrore që bëjnë pjesë në Lufthansa Group, siç është Austria Online, po ashtu nuk do të fluturojnë më në territorin e Kinës deri në fund të marsit, ka raportuar koncerni.