Shkurt.ch

Swiss Loto: Një milioner i ri zviceran

Swiss Loto ka bërë një milioner të ri të shtunën. Fituesi me fat ka luajtur gjashtë numrat e saktë : 3, 6, 13, 16,17 dhe 42 dhe ka fituar një milion franga. Megjithatë, ai nuk e ka gjetur  numrin e saktë të fatit,  i cli ishte numri  3  dhe nuk ka arritur të zbulojë numrin e ashtuquajtur replay, i cili ishte numri 6. Kësaj radhe numri i jokerit  ishte 917.110.

Shuma  që do të vihet në lojë javën e ardhshme sillet rreth 2 milionë franga,  bëri të ditur lotaria zvicerane. Jokeri i ardhshëm do të arrijë ndërkohë në 180.000 franga.