Swiss anulon fluturimin për Tokio

Aeroplani është dashur të fluturonte në orën 13.00 nga Aeroporti i Klotenit. Por Swiss ka vendosur të mos lejojë ngritjen e tij

Kompania Ajrore Swiss ka anuluar fluturimin e saj nga Cyrihu për Tokio, të paraparë për të dielën. Këtë vendim ajo e ka marrë për shkak të pasigurisë në vendin e aterrimit, shkruan portali Nachrichten.ch.

Aeroplani Airbus340 është dashur të niste fluturimin e tij në orën 13.00 nga Aeroporti i Klotenit. Por Swiss, në marrëveshje me autoritetet kompetente ka vendosur të mos lejojë ngritjen e aeroplanit. Udhëtarëve që do të fluturonin iu kompensua bileta ose ju mundësua ndërrimi.

Mbetet ende e hapur nëse Swiss do të anulojë ose jo fluturimin e radhës për Tokio, të paraparë për të hënën.

Ndërkaq, nga ana tjetër, një fluturake japoneze e nisur nga Tokio do të duhej të aterronte në Cyrih pasditën e të dielës.