Muzikë

“Swiss Albania Event”, festë të përbashkët kushtuar traditës shqiptare në Lozanë

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar javë më parë, shoqata “Swiss Albania Event” ka realizuar një festë të përbashkët midis miqsh, të rritur dhe fëmijë, festë kjo e dedikuar traditës dhe kulturës shqiptare, duke mos harruar edhe artin e letërsisë, shkruan albinfo.ch.

Aina Hoti, drejtoreshë e kësaj shoqate, organizoi këtë festë – koktej të mbajtur në fundjavën që lëmë pas, më 3 tetor, në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë kulturore (29 Shtator) dhe Ditës Botërore të Përkthimit (30 Shtator), në Lozanë, ku morën pjesë shkrimtarë, si Arbër Ahmetaj, pastaj përfaqësues nga Ambasada shqiptare, Valon Gashi dhe Elona Dushallari.

Në këndin e fëmijëve ishte Rina Cela Grasset, që ka përkthyer librin nga përrallat shqip në frëngjisht, ku prezantoi librin e saj dhe argëtoi fëmijët e vegjël me përrallat shqip, pastaj kishte edhe lexim historie për atdhedashurinë, duke u mësuar fëmijëve historinë e Shqipërisë.

“Dikur u mbledhnim vetëm burrat, tani jam i lumtur që sot jemi e gjithë familja shqiptare bashkë”, është shprehur Arbër Ahmetaj.  Kjo, sepse në këtë festë fokusi kryesor ishin fëmijët e mërgimtarëve të diasporës shqiptare, duke mos lënë anash edhe të rriturit, për ta bërë një festë më ndryshe se herave të tjera.

Po ashtu duhet theksuar se në këtë event, u ndan edhe certifikata për fëmijët që konkurruan për vizatimet më të mira, në kohë pandemie. Shoqata “Swiss Albania Event” vazhdimisht ka organizuar aktiviete online, aktivitete këto që bënin zhvendosjen e vëmendjes nga pandemia te gjërat pozitive dhe më produktive për diasporën shqiptare dhe më gjerë.

Të gjithë të pranishmit vlerësuan këtë event, duke e konsideruar me vlerë parësore, veçmas për fëmijët që mësojnë traditat dhe kulturën e mirëfilltë shqiptare. /Albinfo.ch

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

https://www.facebook.com/sae.culture/posts/868260293712095

https://www.facebook.com/194650117739786/videos/4455444874526628