Portrete të firmave
«SWINTO»: Transfero menjëherë dhe falas!
Nga data 1 maj 2022 pjesëtarët e mërgatës sonë në Zvicër kanë mundësi të hapin xhirollogari në Zvicër, në bankën e parë digjitale shqiptaro-zvicerane – «Swinto», me seli në Cug (Zug) dhe në Prishtinë. Nëpërmjet llogarisë në «Swinto», transferet nga Zvicra në Kosovë do të jenë të menjëhershme dhe falas.
«Swinto»-ja është produkti më i ri në botën e teknologjisë financiare, i sendërtuar nga ekspertë të sektorit bankar dhe ekspertë të teknologjisë digjitale nga Zvicra e Britania e Madhe. Ekipi themelues i «Swinto»-s përbëhet nga ekspertë të mirënjohur shqiptarë nga Zvicra, Alban Nevzati, Arlind Isufi dhe Petrit Ismajli, si dhe nga eksperti i fushës së teknologjisë digjitale nga Londra, Ulpian Morina.
ME GARANCI NGA SHTETI I ZVICRËS DERI NË 100 MIJË FRANGA ZVICERANE!
Synimi i themelimit të «Swinto»-s ishte krijimi i mundësisë për transfere më të lehta të parave, por edhe për hapjen dhe mirëmbajtjen e një llogarie bankare. Nëpërmjet partneritetit strategjik me «Hypothekarbank Lenzburg», «Swinto»-ja u ofron klientëve të saj mundësinë e hapjes së një llogarie të rregullt bankare – e tëra në formë digjitale dhe me garanci nga shteti zviceran, – me një shumë deri në 100.000 franga zvicerane, mirëmbajtjen e kartelës «Mastercard», transfere dhe pagesa të menjëhershme brenda sistemit të «Swinto»-s. Dhe, të gjitha këto pa asnjë kosto për klientin!
ME SWINTO, KUDO SWINTO!
«Swinto»-ja është e licensuar në Kosovë nga Banka Qendrore e Kosovës si Institut Financiar Jobankar dhe, në këtë kuadër, u mundëson klientëve të saj në Kosovë hapjen e një llogarie digjitale bankare. Klientët mund të përdorin llogarinë e tyre për të dërguar dhe për të pranuar para, për të bërë pagesa të shërbimeve komunale, për të blerë me «Swinto» dhe për tërhequr para në rrjetet e ndryshme tregtare, pjesëmarrëse në rrjetin «Swinto». «Swinto»-ja është duke u përhapur në shumë rrjete tregtare, në shërbime publike, në dyqane onllajn, në restorante e të tjera.
«Swinto»-ja është duke punuar, po ashtu, në zgjerimin e rrjetit të saj në Europën Perëndimore, si dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në shtete të tjera të rajonit.
Eja, pra, edhe ti, bëhu pjesë e epokës së re digjitale, me «Swinto»!
Shkarko tani «Swinto»-n në App Store (iPhone) ose Google Play (Android).
Për më shumë informata na vizito në faqen tonë www.swinto.com
Për të shkarkuar «Swinto»-n, vetëm skeno QR kodin!
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha Në 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, në Freaunfeld të Zvicrës është organizuar një mbrëmje festive, e...
-
Rama me thirrje për diasporën për zgjedhjet e 11 majit
-
Në këto ambasada dhe konsullata nëpër botë voton diaspora me 8 shkurt
-
Diaspora voton: Kjo është adresa për votim fizik në Austri
-
Diaspora pak interes për regjistrim, shanset për manipulimin e votës së emigrantëve minimale
Jeta në Zvicër
-
Taksa e trashëgimisë: A do të qëndrojnë larg Zvicrës të huajt e pasur? Multimilionerët preferojnë vende të tjera, sipas një sondazhi nga kantonet dhe ekspertët. Kreu i Juso beson...
-
Zvicër: Azil, pse priten më pak kërkesa në 2025
-
Zvicra nuk ka qasje në alarmet e BE-së për mjekët e përjashtuar, një rrezik potencial për pacientët
-
Statuti S, leje qëndrimi jepet pas tre vjetësh në vend të pesë
-
Në Zvicër hapet resorti më i vogël i skive në botë