Kultura
Swikos, në edicionin e tij të 10-të bëhet festival i mirëfilltë ndërkombëtar
14 filmat e ftuar për të marrë pjesë, vijnë nga 14 shtete të ndryshme, në mesin e të cilëve vetëm një nga Kosova dhe një nga Shqipëria
E tëra kishte nisur në vitin 2007, kur një grup te rinjsh kosovarë e zviceranë kishin themeluar një organizatë me emrin Swikos, qëllimi i së cilës ishte krijimi i lidhjeve dhe shkëmbimi i kulturave mes Zvicres dhe Kosovës.
Po atë vit organizohet edhe festivali i parë i filmit të shkurtër, ku pjesëmarrës ishin po ashtu filmat me regjisorë nga Kosova e Zvicra.
Tash jemi në vitin 2016, ndërsa Swikos shënon Edicionin e 10-të, jubilar, një arritje kjo jo e vogël, mbrapa së cilës fshihet po ashtu një angazhim dhe një punë shumë e madhe nga, fillimisht nga një grusht personash, numri i të cilëve shtohej nga edicioni në edicion.
Deri në edicionin e 9-të, struktura e filmave ishte pakashumë e njëjtë, pra dominonin filmat kosovarë dhe ata zviceranë, sepse ky ishte edhe misioni i Swikos-it.
Duke premtuar që edicioni i 10 do të jetë me plot befasi, organizatorët me siguri kanë aluduar në atë se sivjet, 14 filmat e ftuar për të marrë pjesë, vijnë nga 14 shtete të ndryshme, në mesin e të cilëve vetëm një nga Kosova dhe një nga Shqipëria.
Kjo i bie se misioni i parë ka përfunduar, duke vazhduar kështu me rritjen dhe hapjen për filma nga shtete të ndryshme, duke e bërë kështu Swikos-in një festival ndërkombëtar filmi.
Këtë e konfirmoi për albinfo.ch edhe Eshref Durmishi, anëtar i jurisë, si dhe producent i filmit „Shok“, fitues i vitit të kaluar si dhe konkurrent për Oscar vitin e kaluar.
„Po definitivisht Swikos po rritet, duke u bërë kështu një festival i mirëfilltë ndërkombëtar“, deklaroi Durmishi, i cili tutje theksoi se me vet faktin që kemi filma nga 14 shtete të ndryshme, ky festival ka bërë që filmat shqiptarë të jenë konkurrentë me filmat nga pjesa tjetër e Evropës, duke dëshiruar që një hap i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“The Face of Kultures” apo “ Fytyrat e Kulturës është titulluar festivali i dhjetë jubilar.
Në natën e parë janë shfaqur 7 filma, vetëm njëëri nga Kosova, por nga një regjisor qe jeton në Zvicër. Regjisori i fimit “ 1 Euro”, Durim Ilazi, tha se ndjehet i privilegjuar, pasi është i vetmi kosovar që merr pjesë në këtë event, duke e vlerësuar festivalin si një e arritur mjaft e madhe në fushën kulturore.
Në anën tjetër regjisorja e re zvicerane nga Shkolla e Filmit nga Zürich, Luisa Ricar, e cila u prezantua me filmin “ Zu Gast bei Freunden” është shprehur për albinfo.ch se është ndjerë e befasuar kur ka marrë ftesën për pjesëmarrje, duke theksuar se rrallë sheh një pjesëmarrje nga vende të ndryshme në një festival, e që sipas saj është mjaft motivuese.
Duke u ndjerë më se e mireseardhur, e duke e cilësuar selektimin e filmave mjaft të mirëfilltë, Charlotte Rolfes, regjisorja gjermane e filmit “Samira”, ka potencuar diversitetin që kanë këta filma, e ky edicion në përgjithësi, në shumë nga të cilët ka parë mesazhe që përçojnë shpresë dhe mundësi për t’i përmirësuar gjërat në botë.
Nata e sontme, apo Nata finale, do të mbahet sonte përsëri në Scala të Baselit, ku pos shfaqjes së 7 filmave tjerë, do të bëhet edhe ndarja e çmimeve në kategori të ndryshme.
Duke e cituar kështu edhe një herë, anëtarin e jurisë, Eshref Durmishin, pasi që filmat janë mjaft kualitativ dhe kompetititv, do të jetë një punë e vështirë në përzgjedhjen e më të mirëve.
Sikurse edhe viteve të kaluara, albinfo.ch është partnere mediale edhe e festivalit të dhjetë, jubilar të filmit, Swikos.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë