Autotech

Swift lanson aplikacionin e vet për telefona

Këngëtarja njihet për lidhje me fansat e saj dhe përmes aplikacionit synon të forcojë lidhjen me ata që e pëlqejnë këngëtaren

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, ka publikuar një aplikacion të vetin.

Këngëtarja njihet për lidhje me fansat e saj dhe përmes aplikacionit synon të forcojë lidhjen me ata që e pëlqejnë këngëtaren.

“Shumë e lumtur që më në fund doli dhe mund të flasim aty”, ka thënë ajo në një postim në rrjetet sociale, krahas një fotografie me macen e saj Olivia, transmeton Albinfo.ch.

Aplikacioni “Swift Life” është falas përmes dyqanit të Apple-it, “App Store”.

Në aplikacionin falas sigurohet një hapësirë për bisedë mes fansave, për ndarje të fotografive me njëri-tjetrin, videove dhe lajmeve të ndryshme.