Uncategorized
SVP/UDC me trend të rënies, SP/PS në ngritje
Kështu, sikur zgjedhjet nacionale të mbaheshin tash, Partia Socialdemokrate (SP/PS) do të gëzonte besimin e 20.3% të zgjedhëseve ose 1.5% më shumë se në vitin 2015. SVP/UDC nga 29.4% sa i ka pasur në vitin 2015 do të binte në 28.1%
Në zgjedhjet e fundit nacionale të Zvicrës, të mbajtura në vitin 2015 ashtu si dhe në përgjithësi viteve të fundit, SVP/UDC ka treguar një ngritje të vazhdueshme. Por duket se këtij trendi po i vjen fundi, njofton srf.ch. Kështu së paku ka treguar sondazhi më i ri, i realizuar gjatë muajit mars, në të cilin SVP del me një rënie prej 1.1 për qind, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, janë SP/PS, FDP/PLR dhe të Gjelbrit (GPS) ato që, sipas sondazhit të realizuar nga instituti për hulumtimin e Opinionit Publik GFS, do të shënojnë rritje.
Kështu, sikur zgjedhjet nacionale të mbaheshin tash, Partia Socialdemokrate (SP/PS) do të gëzonte besimin e 20.3% të zgjedhëseve ose 1.5% më shumë se në vitin 2015. SVP/UDC nga 29.4% sa i ka pasur në vitin 2015 do të binte në 28.1% duke mbetur megjithatë forca më e madhe politike e Zvicrës. FDP/PLR me plus 0.9% më shumë arrin në 17.3% dhe e konfirmon trendin e rritjes që e ka tash një kohë ndërsa CVP/PDC vazhdon rënien: me minus 0.9% ajo bie në nivel vendi në 10.7% të votave, transmeton albinfo.ch. Një rritje mbresëlënëse sipas këtij sondazhi e ka realizuar Partia e gjelbër, e cila nga 7.1% ka arritur në 8.8% ose plus 1.7%.
Realizuesit e sondazhit rënien relative të SVP-së e shpjegojnë me humbjen e iniciativës për zbatimin e dëbimit të të huajve me dosje krimi dhe me disa zhvillime tjera në vend. Drejtuesi i institutit, Claude Longchamp e quan këtë zhvillim ndërprerje të “rrëshqitjes nga e djathta”.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik