Shkurt.ch

SVP me iniciativë kundër lirisë së lëvizjes

"Përmes kësaj iniciative, Zvicra do ta ketë në duar instrumentin për të dirigjuar me imigrimin"

Një iniciativë të re për votim e ka ndërmarrë SVP (UDC), partia e njohur me numrin e madh të iniciativave që ka plasuar.

Nga e marta (nesër) kjo parti nis grumbullimin e nënshkrimeve për iniciativën e kufizimit të lirisë së lëvizjes së personave. Me kufizim, SVP nënkupton futjen sërish të kontigjenteve të të huajve, ose caktimin e numrit maksimal të të huajve në Zvicër, që nuk bën të kalohet.

“Përmes kësaj iniciative, Zvicra do ta ketë në duar instrumentin për të dirigjuar me imigrimin”, ka thënë kryetari i SVP-së Toni Brunner në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Bernë.

Por, ka sqaruar Brunner, “ne nuk duam të stopojmë gjithë imigracionin. Numri maksimal i të huajve të cilëve u lejohet qëndrimi në Zvicër do të ishte në varshmëri nga interesat ekonomike të vendit”.