Kosova
Sveçla: Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, në fazën përfundimtare
Bëhet e ditur se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij nga Bavaria, Joachim Herrmann, transmeton albinfo.ch.
Sipas ministrit Sveçla, ndër bisedat e zhvilluara ka qenë edhe njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania.
“Jemi në fazën finale të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania”, njoftoi Sveçla në rrjetet sociale.
Theksohet se takimi i radhës i Bundesratit do të mbahet më 11 shkurt, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se njohja e patentëve nga Kosova e Shqipëria do të jetë në rend dite. Ndryshe, njohja është parashikuar të ndodhë për të dyja vendet njëkohësisht.
Po ashtu, Sveçla dhe Herrmann kanë biseduar edhe për luftën e krimit të organizuar, korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin socio-ekonomik, veçanërisht tani gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Minstri i Brendshëm i Kosovës thotë se ndër prioritetet janë edhe liberalizimi i vizave, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në Interpol. Sipas tij, pala gjermane ka treguar gatishmëri të plotë për mbështetje. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026