Kosova
Sveçla: Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohej ka përfunduar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke komentuar procesin e reciprocitetit në targa me Serbinë, u shpreh se “epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar”.
Këtë mesazh thotë ministri Sveçla tashmë e ka kuptuar jo vetëm Beogradi, por edhe Bashkimi Evropian, i cili vepron si palë ndërmjetësuese për vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar, dhe këtë mesazh tashmë e ka kuptuar Beogradi dhe Brukseli. Kosova ka Qeveri të re sovrane, të cilën askush nuk mund ta shantazhojë për shkak të hiseve në krim e korrupsion”, shkruan ai.
Sipas tij, Policia e Kosovës dëshmoi se është “polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri, pa dallim”.
Aplikimin e masës së reciprocitetit ai e cilëson si një hap pozitiv për shtetin e Kosovës, ndërsa për këtë jep argumentin si vijon:
“Megjithatë, Kosova bëri dhe një hap para. Mbi parimin e reciprocitetit vendosi që të bashkëpunojë me aleatët tanë dhe pas tërheqjes së barrikadave, të largojë Njësitë Speciale por në bashkëpunim me KFOR-in të sigurojë Policinë Kufitare dhe mbrojë dhe më tutje kufirin me Serbinë”
Në fund, ministri i Brendshën thekson dhe jep garancinë për qytetarët se sovraniteti dhe “ligjshmëria do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, me çdo kusht”.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në Disa politikanë të krahut të djathtë shpresojnë se Shtëpia e Bardhë e re Donald Trump do...
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë