Lajme

Suzanna Shkreli, drejtoreshë e Zyrës Juridike për Fëmijë në Miçigan

Suzanna Shkreli është shqiptarja që jeton dhe vepron në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është me origjinë nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet.

Së fundmi, është emëruar nga Guvernatori i këtij shteti në një post të rëndësishëm, këto ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.

Suzanna do të shërbejë si Drejtoreshë e Zyrës së Ombudsmanit të fëmijëve pas emërimit nga guvernatori Gretchen Whitmer.

Duhet theksuar se ajo njihet si një nëpunëse publike e ashpër e jotolerante dhe disa vjet të punës së saj i ka shpenzuar duke punuar për fëmijët në Miçigan. Më herët 33-vjeçarja ka kandiduar edhe në Kongresin Amerikan.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzana përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. /Albinfo.ch