Lajme
Suxhuku i Kosovës, ndër mallrat e kontrabanduara më së shumti!
Gjatë vitit 2015 janë konfiskuar dhe asgjësuar më shumë se 11 tonë prodhime të mishit, si sugjuku e salsiqet e ndryshme si dhe të pulës dhe të kafshëve tjera. Shumica e tyre vijnë nga Kosova, Tajlanda dhe Brazili
Zyrtarët e doganës në Aeroportin e Cyrihut, gjatë vitit te kaluar kanë konfiskuar 18 për qind më shumë mallra dhe gjësende të kontrabanduara se një vit më parë përcjell albinfo.ch lajmin e agjencisë sda. Bëhet fjalë për gjithsej 4300 raste kontrabandimi të kosntatuara te pasagjerët ose më shumë se 10 sish në ditë.
Është interesante se, siç shkruajnë mediet zvicerane, gjatë vitit 2015 janë konfiskuar dhe asgjësuar më shumë se 11 tonë prodhime të mishit, si suxhuku e salsiqet e ndryshme si dhe të pulës dhe të kafshëve tjera. Shumica e tyre vijnë nga Kosova, Tajlanda dhe Brazili, transmeton albinfo.ch. Në këto vende, sipas inspektoratit doganor ka një rrezikshmëri të lartë të infektimit.
Shuma e parave të futura në mënyrë të jashtëligjshme dhe të gjetura te udhëtarët në Aeroportin e Cyrihut ka qenë 576 milionë franga ose 21 për qind më e vogël se në vitin 2014, përcjell albinfo.ch. Ndonëse në shifra absolute ka kasur tre për qind më tepër dërgesa, vlera e mallrave të importuara ne kundërshtikm me ligjin ka qenë më e ulët se ajo e një viti më parë.
Sipas udhëheqësit të inspektoratit doganor të Aeroportit të Cyrihut, Heinz Widmer, kjo ulje shpjegohet e gjendjen ekonomike gjegjësisht forcimi i frangut ka bërë që të ketë mallra të importuara me më pak vlerë se një vit më parë.
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë Pavarësisht rezistencës së Gjermanisë, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat e importit për makinat elektrike...
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?