Lajme

Suspendohet komandanti i policisë në Zveçan

Komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, Nenad Gjuriq është suspenduar nga puna për 48 orët e ardhshme me një vendim të komandantit rajonal të policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar edhe policia rajonale në Mitrovicë, njoftoi Tanjug. “Komandanti rajonal i policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka marrë vendim për suspendim prej 48 orëve ndaj komandantit të stacionit të policisë në Zveçan, për shkak të mos zbatimit të urdhrave”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Suspendimi erdhi pasi përmes një letre dërguar komandës së stacionit policor në Zveçan, Gjuriq kishte njoftuar se nuk do të respektojë urdhrin për konfiskimin e targave të reja për Kosovën të lëshuar nga Serbia.

Dje, Policia e Kosovës ka konfiskuar targat e para të reja për Kosovën të lëshuara nga Serbia.