Sport

Suspendohet Ajeti

Arlind Ajeti ka qenë shtylla e Frosinones që nga janari kur iu bashkua. Ai ishte lojtar i lirë dhe shumë shpejt arriti të adaptohet në skuadrën italiane dhe të jetë ndër lojtarët kryesorë, duke qenë titullar në çdo ndeshje, shkruan albinfo.ch.

Por, janë kartonët që do ta ndalojnë Ajetin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen kundër Interit, duke plotësuar numrin e kartonëve dhe kështu do t’i mungojë skuadrës së Frosinones në ndeshjen e ardhshme ndaj Veronas, në duelin direkt për mbijetesë.