Futboll

Superliga e Zvicrës me 19 futbollistë shqiptarë në fushë

Në katër ndeshje janë aktivizuar 19 futbollistë shqiptarë, kurse disa janë të lënduar dhe disa të tjerë ishin në bankën rezervë

Futbollistët shqiptarë janë vendimtarë në skuadrat e tyre në Superligën e Zvicrës, derisa është një nga ligat me më shumë futbollistë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Edhe në këtë xhiro janë aktivizuar një numër i madh i tyre, që mund të ishte edhe më i madh nëse nuk do të kishte mungesa si Benjamin Kololli te Zurichu.

Në ndeshjen mes Basel-Grasshoppers luajtën Taulant Xhaka, Edon Zhegrova dhe Alban Ajeti për ekipin e Baselit, ndërsa Mensir Asllani, Nedim Bajrami, Gjelbrim Taipi dhe Shani Tarashaj luajtën për Grasshoppers.

Në ndeshjen Luzern-Xamax, për ekipin e Luzernit luajtën Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj, kurse për Xamaxin ishin Arbenit Xhemajli, Samir Ramizi dhe Kemal Ademi. Ky i fundit shënoi golin e vetëm.

Në sfidën Lugano-Sion, për vendësit nga fillimi ishte Armando Sadiku, derisa për mysafirët Ermir Lenjani, Pajtim Kasami dhe Bastien Toma.

Në përballjen Zurich-Young Boys, ishin tre futbollistë shqiptarë në fushë. Mirlind Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni për vendësit. Takimi i vetëm pa futbollistë shqiptarë ishte Thun-St. Gallen, shkruan tutje albinfo.ch.