Shkurt.ch
“Super nëna” çeke sjell në jetë 5 binjakë
Pesë binjakë kanë lindur për herë të parë në Çeki në spitalin “Podolska” në Pragë
Mjekët thanë se nëna 23-vjeçare ka lindur shëndosh e mirë katër djem dhe një vajzë.
Sipas njoftimeve të medieve çeke, foshnjat peshojnë rreth 1.200 gram.
Për shkak se foshnjat kanë lindur para kohe do të vazhdojnë të qëndrojnë në spital për rreth një muaj.
“Super nëna” çeke, e cila pas lajmit u bë e njohur në tërë vendin dhe partneri i saj tashmë kanë një djalë pesëvjeçar.
Komuna ku jetonte çifti i ri afër Pragës tashmë ka ofruar një apartament prej 120 metrash katrorë dhe do të paguajë një infermiere, e cila do të ndihmojë binjakët derisa të mbushin katër vjet.
Pasi lajmi u bë publik, shumë qytetarë dhe kompani ofruan ndihmë financiare. Në Republikën Çeke kanë lindur katër binjakë 10 vjet më parë, ndërsa nga viti 1950 nga katër foshnja binjake kanë lindur 11 herë.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra