Kuriozitete

“Super Mario” kthehet në film

“Illumination” ka qenë në bisedime për filmin qe një vjet. Nëse filmi realizohet, krijuesi i “Marios”, Shigeru Miyamoto, do të jetë producenti i filmit

“Mario” mund të kthehet në formë tjetër në ekran.

“Wall Street Journal” raporton se produksioni “Illumination Entertainment” është afër marrëveshjes me Nintendon për të realizuar një film të animuar të bazuar në video-lojën “Super Mario”.

Sipas raportimit, “Illumination” ka qenë në bisedime për filmin qe një vjet. Nëse filmi realizohet, krijuesi i “Marios”, Shigeru Miyamoto, do të jetë producenti i filmit.

Vitin e shkuar, presidenti i Nintendos, Tatsumi Kimishimas, deklaroi se kompania ishte në bisedime me disa kompani hollivudiane për ta sjellë karakterin ikonik në ekran të madh, transmeton Albinfo.ch.

Teksa akoma s’ka asgjë zyrtare, lajmi vjen në kohën kur Nintendo po përpiqet të zgjerohet në tregun e video-lojërave. Së fundmi, kjo kompani nisi një kampanjë të video-lojërave për telefona mobilë.