Futboll

Super gol nga Xhaka në derbin e Zvicrës

Ky është goli i parë i Xhakës për këtë sezon

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka ka arritur të shënojë një super gol në derbin e Superligës zviceran ndaj Young Boys, shkruan albinfo.ch.

Baseli ishte duke pësuar humbje me golin e Harau, por pjesa e parë u mbyll në barazim.

Ishte pikërisht Xhaka i cili me një gjuajtje të fuqishme nga 25 metra mposhti portierin kundërshtar. Ky është goli i parë i Xhakës për këtë sezon. Për Baselin titulluar ishte Albian Ajeti, i cili u ndërrua në minutën e 75-të.

Takimi përfundoi 2:2, derisa Young Boys ka 16 pikë më shumë se Basel. Skuadra nga Berna duket se do të fitojë titullin në Zvicër, kurse në vitet e fundit ka dominuar Baseli i Taulant Xhakës.

Ndërkohë, mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli ka asistuar për Enzo Zidane (djali i trajnerit Zinedine Zidane), në fitoren e Lausannes 2:1 ndaj Luganos.