Supa
Supë karote
Një supë me shije të lehtë me karotë dhe selino, për të marrë vlera ushqyese, në çdo stinë.
• 1 degë selino,
• 1 qepë (e vogël),
• 5 karotë,
• 2 feta bukë,
• 8 gr gjalpë (i aromatizuar),
• 1 lugë çaji gjalpë,
• 2 kuba koncentrat mishi,
• 800 ml ujë,
• piper i zi,
• 1 lugë gjelle miell.
Përgatitja:
Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën me selinon.
Më pas shtoni karotat e prera në kubikë, shtoni ujë dhe koncetratin. Lëreni të ziehen.
Në një tigan skuqni me gjalpë 2 copat e bukës, të cilat i keni prerë në kubikë, derisa të kenë marrë ngjyrë të artë.
Pasi perimet të jenë zier, hidheni në mikser derisa të bëhen pure bashkë me lëngun.
Në një tenxhere tjetër skuqni pak gjalpë me miell dhe pastaj shtoni purenë e karotave. Përzieni gjithë kohën që të mos krijohen kokrriza.
Shërbejeni supën të ngrohtë dhe piper sipër.
Ju bëftë mirë
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













