Lajme
Autorja e sulmit në Lugano njihej nga policia si simpatizante e ISIS-it
Mediat ticineze po ashtu kanë raportuar se gruaja që ka kryer sulmin kur po mbahej nga qytetarët kishte thirrur "Unë jam ISIS"
Gruaja 28 vjeçare me shtetësi zvicerane që ka bërë sulmin e sotëm në Lugano, ishte e njohur për organet e rendit si simpatizante e organizatës terroriste të Shtetit islamik (ISIS).
Policia ka prova se gruaja kishte shprehur simpati për milicinë terroriste IS, ka thënë Cathy Maret nga fedpol (Policia federale) për televizionin e Zvicrës Italiane RSI në konferencën e sotme për media. Ajo ishte e mbikëqyrur nga policia që nga viti 2017.
Në koferencë, përmes videos ka marrë pjesë edhe shefja e Fedpol-it Nicoletta della Valle.
Mediat ticineze po ashtu kanë raportuar se gruaja që ka kryer sulmin kur po mbahej nga qytetarët kishte thirrur “Unë jam ISIS”.
“Ne kemi nisur kontrollet dhe, bashkë me policinë e kantonit të Ticinos po përpiqemi të kuptojmë rrethanat e sulmit, përmes të cilave ndoshta edhe do të konfirmojmë motivin” ka thënë tutje Cathy Maret nga fedpol, përcjell albinfo.ch.
Në veçanti, prokuroria dhe policia janë duke kërkuar informacione për autoren e sulmit.
“Policia tani po punon për të vlerësuar xhirimet e kamerave të dyqaneve të afërme për të nxjerrë përfundime të mëtejshme”.
Siç është shkruar tashmë, sipas policisë, një grua 28-vjeçare zvicerane ka sulmuar dy gra në qendrën tregtare Manor që ndodhet në Piazza Dante në Lugano, transmeton albinfo.ch.
Njërën nga gratë e ka lënduar me duar dhe tjetrën, duke e goditur me thikë. Kryerësja e dyshuar e krimit është mbajtur me forcë nga klientët e pranishëm dhe më vonë është arrestuar nga policia.
Policia nuk përjashton motivet terroriste dhe po punon së bashku me Zyrën Federale të Policisë. Njëra nga të sulmuarat ka pësuar dëmtime serioze, por jo kërcënuese për jetën. Tjetra ka pësuar lëndime të lehta.
Nëse vërtetohet sfondi terrorist i këtij sulmi, atëherë ky është rasti i parë që në Kantonin e Ticinos është bërë një sulm me prapavijë të tillë.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë