Lajme
Sulmuesi shqiptar nga Austria bashkohet me Mirlind Dakun te Rubin Kazani
Thuhet se Dardan Shabanhaxhaj do të nisë një eksperiencë të re te rusët e Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar është transferuar nga NS Mura te Rubin Kazan për një shifër prej 1.2 milionë eurosh. Te Rubin Kazan Shabanhaxhaj do të gjejë shokun e skuadrës që ka pasur te Mura, sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë të futbollit, Mirlind Dakun, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi 22-vjeçar ka lindur në Austri dhe është rritur te skuadra e Sturm Graz, ku edhe ka bërë debutimin në futbollin profesionist. Ai u transferua te Mura verën e 2022-shit dhe në fazën e parë të sezonit aktual spikati me 7 gola të shënuar në 19 ndeshje, shifra këto që impresionuan edhe rusët e Rubin Kazan, të cilët paguan 1.2 mln euro për kartonin e tij.
Shabanhaxhaj ka luajtur me Kosovën U17 dhe Austrinë U21, teksa në një intervistë ka deklaruar se do të mirëpriste një ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e futbollit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik