Futboll

Sulmuesi shqiptar, i lumtur që është ftuar në Përfaqësuesen zvicerane

Për Albian Ajetin dhe Kevin Mbabu, ishte dita e parë në Përfaqësuesen zvicerane. Ata kanë ardhur për të qëndruar në ekip.

 

Për Albian Ajetin ftesa në Përfaqësuesen zvicerane ka ardhur në momentin e duhur. Pas një fillimi të dobët në kampionat, ndërrimit të trajnerit dhe diskualifikimit nga Europa League, për FC Baselin nuk ka pasur ditë të mira. Ekipi është duke u kritikuar nga të gjitha anët. Lojtarët po ndjejnë presion nga të gjitha anët. Me këtë rast, pushimet e qetësojnë pak kokën. Dhe këtë qetësim, sulmuesi shqiptar i FC Baselit po e bën me Përfaqësuesen zvicerane, ku mund të furnizohet me motivim.

“Më vjen mirë që sadopak mund të ngriti kokën”, ka deklaruar sulmuesi në ditën e tij të parë në Përfaqësuesen zvicerane. “Pas pauzës, në ekip një kapitull i ri dhe kur të kthehem me këtë motivim nga Përfaqësuesja në klub, do të më ndihmojë”. Përveç mbrojtësit të YB-së Kevin Mbabu, Ajeti është i sapoardhuri i dytë, që trajneri Vladimir Petkoviq i ka ftuar për ndeshjet ndërkombëtare kundër Islandës (Lidhja e Kombeve) në St. Gallen dhe të martën e ardhshme në stadiumin King Poëer në Leicester, kundër Anglisë (ndeshje kontrolluese) të shtunën.

Albiani nuk ndjen presion në Përfaqësuese. “Vlladimir Petkoviq më tha në një bisedë sy më sy se më kishte parë disa herë duke luajtur, se nuk duhesha të përpiqem më shumë, por të vazhdoj të luaj ashtu siç kam luajtur deri më tani. Unë do të duhet të qëndroj i qetë, të tregoj respekt, më pas resketi do të më kthehet”.

Gjithnjë kishte thashethënie për golashënuesin më të mirë të vitit të kaluar në Super Ligën zvicerane. Duke u kthyer nga Qiproja, Albiani mësoi se ëndrra e tij po bëhej realitet. Kolegët e FCB gjatë fluturimit të kthimit dhe natyrisht prindërit, ishin të parët me të cilët Ajeti ndau gëzimin e tij.

“Më parë spekulohej, por kur tani u bë realitet, gëzimi është më i madh”. Futbollistëve të tjerë të Përfaqësueses nuk është dashur tu prezantohet sulmuesi i ri. “Nuk janë të gjitha fytyrat e panjohura. Unë tashmë shumivën i njihja dhe kemi luajtur me njëri-tjetrin. Më pritën shumë mirë “, thotë Ajeti për takimet e para, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch. “Të gjithë kishin një buzëqeshje të dashur nëpër fytyrat e tyre dhe kjo më ofroi kënaqësi të madhe”.

Titujt negativë në lidhje me Përfaqësuesen zvicerane nëpër media, tashmë kanë dy emra të rinj. Ata nuk mundnin dhe nuk thanë shumë për këtë ngjarje. “Nuk jam i shqetësuar për këtë,” thotë Ajeti. Dhe Kevin Mbabu shton: “Disa nuk po bëhen më të rinj. Është e rëndësishme që lojtarët e rinj të marrin një rast në Kampionatin Europian 2020”.