Bota
Sulmuesi me sëpatë në Dyseldorf, shtetas i Kosovës
Fillimisht ishte thënë se sulmuesi ishte "ish jugosllav". Ndërkohë në një konferencë për media u kumtua se bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës
Rasti i sulmit me sëpatë në stacionin hekurudhor të Dyseldorfit ka bërë jehonë të madhe në mediat gjermane. Fillimisht nga autoritetet kompetente ishte thënë se sulmuesi ishte “ish jugosllav”. Ndërkohë në një konferencë për media të mbajtur nga policia dhe prokuroria në Dyseldorf u kumtua se bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës.
—-
I dyshuari, i cili u arrestua, pasi kishte plagosur shtatë persona, vuan, me sa duket, “nga çrregullime mendore”, pohojnë mediet gjermanofolëse. Tri viktima janë në gjendje të rëndë.
Një 36-vjeçar me origjinë nga ish-Jugosllavia, i cili vuan nga “çrregullimet mendore”, duket të ketë plagosur shtatë persona në një sulm me sëpatë të enjten në mbrëmje, në stacionin e trenit të Düsseldorfit, ka bërë të ditur policia gjermane. Arsyet për aktin e tij janë ende të panjohura.
“Pak para orës 20:50 të mbrëmjes sulmuesi doli nga një tren i udhëtarëve, i armatosur me një sëpatë, dhe i sulmoi pasagjerët e pranishëm në Stacionin qendror të Düsseldorfit. Tri nga viktimat janë në gjendje të rëndë”, thekson policia në raportin e saj të fundit.
I dyshuari më pas u hodh nga një urë, ndërsa ai ishte duke u përpjekur të shpëtojë, u plagos rëndë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, ai nuk është në gjendje të merret në pyetje. Fillimisht, policia pati raportuar se ishin dy sulmues dhe se kanë arrestuar dy veta.
Ndërsa stacioni është evakuuar gjithë natën, forcat e sigurisë janë vendosur kryesisht në afërsi të ndërtesës nga ekipe të armatosura rëndë dhe njësi të veçanta të ndërhyrjes, kurse një helikopter fluturonte mbi qiellin e qytetit.
Gjithashtu, mediat bëjnë të ditur se individi në fjalë kishte vrarë me makinë një kalimtar dhe kishte plagosur dy të tjerë gjatë muajit shkurt.
Peter Altmaier, shef i arkivave dhe këshilltar në afërsi të kancelares Angela Merkel, ka reaguar mbrëmë, duke siguruar mbështetje për viktimat”Çfarëdo që ka ndodhur në Stacionin Qendror të Düsseldorfit, mëshirën tonë dhe mendimet tona janë me viktimat e pafajshme të plagosura”.
Kryetari i komunës, Thomas Geisel, është shprehur: “Kjo është një goditje e rëndë për Düsseldorfin. Shumë njerëz janë në shok. Dua të falënderoj policinë dhe ekipin e emergjencës. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre”.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’