Bota
Sulmuesi me sëpatë kishte histori të sëmundjes mendore
Vëllai i tij ka treguar se ai kishte blerë sëpatën disa javë më parë, ndërsa kur e kishte kuptuar se vëllai i tij nuk ndodhej në shtëpi kishte telefonuar policinë, por ishte e kot
Mediat e shumta ndërkombëtare kanë shkruar për sulmin që ndodhi në Dyseldorf të Gjermanisë, ku një person sulmoi me sëpatë dhe plagosi nëntë persona, prej tyre katër rëndë, por sipas policisë gjermane janë jashtë rrezikut për jetë, raporton albinfo.ch.
Më pas u mësua se sulmuesi me sëpatë ishte Fatmir H., nga Kosova dhe kishte probleme me skizofreni. ‘Thelocal.de’, shkruan se ai kishte sulmuar personat e ndryshëm duke u munduar t’i jep fund jetës së tij. Ai u lëndua, derisa ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për policinë për atë se çfarë ndodhi.
Policia gjermane ka bërë të ditur se për këtë rast nuk ka të dyshuar tjerë dhe është përjashtuar sulmi për motive terroriste. Ai kishte shpresuar se do ta qëllonte policia, gjë që nuk ndodhi.
Policia e kishte ndjekur atë, derisa kërceu nga urë, duke u lënduar. Ai pësoi shumë lëndime dhe u dërgua në spital.
Vëllai i tij ka treguar se ai kishte blerë sëpatën disa javë më parë, ndërsa kur e kishte kuptuar se vëllai i tij nuk ndodhej në shtëpi kishte telefonuar policinë, por ishte e kot.
Në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë 13-vjeçare. Peronat të cilët ndodhen në stacionin e trenit kishin mbetur të shokuar nga ngjarja. 36-vjeçari nga Kosova kishte dalë nga treni dhe qëllonte me sëpatë pa kontroll. Ishte e pamundur që të ndalej.
Ai kishte tentuar të hyjë sërish në tren, por i kishin mbyllur dyert. Autoritet gjermane kanë shtuar masat e kontrollit. Ata kanë thënë se janë rreth 10 mijë radikalë islamistë në vend, kurse sulmet e personave që nuk kanë qëndrueshme psikologjike kanë ndodhur edhe më parë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’