Uncategorized
Sulmuesi i Strasburgut ka qenë i dënuar me burg në Zvicër
Francezi ende në arrati, pasi ka vrarë tre dhe plagosi 12 në tregun e Krishtlindjeve të Strasburgut të martën natën, është i njohur për policinë zvicerane dhe ka kaluar disa muaj në një burg të Baselit për vjedhje me dhunë sipas një zëdhënëse policie.
“Por ai nuk dihej aspak si një terrorist”, tha të mërkurën Cathy Maret.
Ajo gjithashtu tha se Zvicra ka rritur sigurinë kufitare pas sulmit. përcjell albinfo.ch
Policia franceze ka nisur një kërkim të madh për 29-vjeçarin e njohur si Chérif C. dhe po e trajtojnë atë si një sulmues terrorist.
“Duke pasur parasysh vendndodhjen e shënjestruar, mënyra se si reagoi sulmuesi dhe fakti që dëshmitarët e dëgjuan atë duke bërtitur ‘Allah Akbar’, njësia anti-terroriste e Parisit e mori rastin mbrëmë,” tha prokurori i Parisit Rémy Heitz në një konferencë shtypi të mërkurën.
Ai tha se katër persona të afërt me të dyshuarit ishin marrë në paraburgim të përkohshëm.
I dyshuari ka qenë në burg disa herë për vjedhje dhe dhunë në Francë, por edhe në Gjermani dhe Zvicër, konfirmoi Heitz. Ai ishte i njohur për autoritetet franceze të burgjeve për radikalizimin në burg.
Personi, hapi zjarr të martën mbrëma në tre pika rreth tregut të Krishtlindjeve në qendrën historike të Strasburgut në Francë dhe gjithashtu përdori një thikë për të vrarë dhe plagosur, tha Heitz për mediat
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën