Shqipëria
Sulmohet shtëpia e gazetares Klodiana Lala në Tiranë
Mëngjesin e sotëm është sulmuar me armë zjarri shtëpia e gazetares Klodiana Lala në lagjen “Bruk” në Tiranë. Ajo ditë më parë publikoi dosjen e prokurorisë, ku ishin të zbardhura përgjimet mes Jurgis Çyrbjes, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste dhe një anëtari të Emiljano Shullazit.
Sipas policisë, në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në shtëpi, por aty ishin dy vajzat e saj, e fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka pësuar askush. Gazetarja ka thënë se është e tronditur, por ka theksuar se ata nuk kanë pasur konflikt me askënd, përcjell albinfo.ch.
“Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi nuk kemi asnjë konflikt personal. Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës sime si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do të vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithçkaje”, ka thënë ajo.
Pas sulmit ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili në Twitter ka shkruar se sulmi është i patolerueshme dhe barbar. “Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve”, ka shkruar ai. Ndërsa presidenti Meta ka dënuar sulmin dhe ka inkurajuar gazetaren të mos trembet nga shantazhet, ndërsa thotë se organet e zbatimit të ligjit të venë para përgjegjësisë autorët.
E kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i bëri thirrje kryeministrit Rama të gjejë, siç tha, “mafiozët që përdorën armët ndaj gazetares Klodiana Lala”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë