Lajme

Sulmohet rektori i UP-së, Mujë Rugova

Rektori i UP-së, Mujë Rugova është sulmuar me ngjyrë te kuqe gjatë ceremonisë me rastin e shënimit të 41 vjetorit të Universitetit

Në transmetim të drejtpërdrejtë në RTK, megjithë inicidentin e shkaktuar, rektori Rugova nuk e ka ndërpre fjalimin e tij para të pranishmëve, duke e vlesuar këtë akt si pjesë të demokracisë. Mediat në Prishtinë bëjnë te ditur se dy sulmuesit me shishe me ngjyrë të kuqe ishin dy aktivistë të “Vetëvendosje-s”.

Sipas të pranishmeve teksa kanë sulmuar me shishe me ngjyre të kuqe rektorin Rugova, aktivistët kanë akuzuar atë se është duke shkatërruar Universitetin.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka dhe të tjerë.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, Kolegjiumi i Dekanëve të Fakulteteve dhe Menaxhmenti i Universitetit reaguan me indinjatë ndaj sulmit kundër rektorit të UP-së, Mujë Rugova gjatë ceremonisë së shënimit të përvjetorit të themelimit të universitetit.

Edhe Parlamenti Studentor, si organ i zgjedhur i përfaqësimit të studentëve në Universitetin e Prishtinës (UP), ka reaguar ashpër kundër sulmit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje , ndaj rektorit të UP-së, Mujë Rugova derisa ai po mbante fjalën e rastit për përvjetorin e 41-të të themelimit të UP-së.