Lajme
Sulmohet një qendër vaksinimi në Francë
Me këtë rast janë shkatërruar 500 vaksina
Rreth 500 doza të vaksinave kundër COVID-19 u shkatërruan mbrëmjen e djeshme në Francë, pasi një klinikë vaksinimi pranë Toulouse u plaçkit dhe u vandalizua.
Dëmet ndodhen gjatë orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë kryebashkiakja Dominique Faure u shpreh se ende nuk ishte e mundur të thuhej nëse këto akte u kryen nga persona që mbrojnë ideologji ‘anti-vaksinë’.
“Është një rast klasik vandalizmi, tavolinat dhe karriget janë thyer si dhe dy ekrane”, tha ajo, duke shtuar se sistemi i alarmit nuk kishte punuar.
500 shishka që mbanin vaksina anti-COVID u shkatërruan në terren, sipas grupeve hetimore.
‘Ndërkohë, qendra e vaksinimit duhet të rinisë aktivitetin e zakonshëm “para fundit të javës’, shtoi Faure.
Në korrik, një zjarrvënie e qëllimshme shkatërroi një tjetër qendër vaksinimi në qytetin jugor të Urrugne, ndërsa një tjetër zjarr shkatërroi pjesërisht një qendër vaksinimi në Gap, gjatë muajit qershor.
Disa mijëra qytetarë francezë kanë kohë që dalin në demonstrata, çdo fundjavë, në shenjë proteste kundër masave të vendosura së fundmi, që i kërkojnë çdokujt të paraqesë një certifikatë COVID (që provon vaksinimin e plotë) për të hyrë në bare, restorante, vende kulturore, madje edhe qendra të mëdha tregtare./euronews
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë