Integrimi
Sulmohet me thikë refugjati shqiptar
Personi i sulmuar ka pasur fat: në xhaketën e tij ndodhej një copë letër, në të cilën është ndalur fuqia goditëse e thikës. Ai ka shpëtuar pa lëndime
Në Zeil am Main, Gjermani, një azilkërkues nga Shqipëria është sulmuar të dielën që shkoi me thikë nga një person i panjohur. Dorasi e ka thirrur së pari në emër shqiptarin 29 vjeçar dhe i ka kërkuar cigare në gjuhën shqipe, thotë një zëdhënës i policisë në Würzburg. Sapo ai është kthyer nga perosni që e kishte thirrur, i panjohuri e ka therur atë me thikë.
Por, personi i sulmuar ka pasur fat: në xhaketën e tij ndodhej një copë letër, në të cilën është ndalur fuqia goditëse e thikës. Ai ka shpëtuar pa lëndime dhe ka mundur të ikte. Po ashtu edhe kryesi i sulmit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia nuk ia ka dalë ta kapë sulmuesin.
“Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet”, ka thënë për mediet gjermane një zëdhënës policie. Ndërkaq, sipas tij ka indikacione se sulmi mund të ketë pasur një motiv personal.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’