Shkurt.ch

Sulmohet kryetari i Komunës Eptingen BL

Një zviceran 37-vjeçar ka sulmuar kryetarin e Komunës Eptingen BL. Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta

Të enjten, më 9 gusht, në zyrat e Komunës së Eptingen-it në Basel një 37-vjeçar zviceran ka sulmuar fizikisht kryetarin e komunës! Ai tha se e kishte shpëtuar nga ndërhyrja e një punonjësi komune.

Zëdhënësi i policisë, Meinrad Stoecklin, ka njoftuar se kishin marrë një thirrje nga vetë kryetari i Komunës së Eptingenit, i cili ishte sulmuar papritmas në zyrat e tij. Policia kishte mbërritur në komunë e shoqëruar nga një autoambulancë. Policia kishte konstatuar se kreu i komunës kishte marrë lëndime të lehta në fytyrë. Më pas zyrtarët policorë e kanë arrestuar sulmuesin.

Prokurori publik ka ngritur kallëzim penal kundër sulmuesit, ndërsa Komuna e Eptigenit nuk ka dhënë informacione për motivet e mundshme të këtij sulmi.