Bota

Sulmohet edhe një xhami në Bremen

Në një sulm antiislamik në një xhami në Bremen, një ose më shumë të panjohur kanë grisur rreth 50 kopje të Kuranit

Një pjesë e faqeve të Kuranit qenë hedhur në WC, bën të ditur Deutschlandfunk, duke iu referuar Shura Bremen.

Sipas policisë, autorët ndoshta patën hyrë në ndërtesën në periferi të stacionit të trenit, midis orës 14 dhe 16 pasdite. Në këtë kohë, xhamia ishte e hapur, u bë e ditur. Sipas Shuras (organ këshillimor islamik) bëhet fjalë për një “provokim të planifikuar qëllimisht, i cili synon përshkallëzimin e mëtejshëm”.  “Jemi të tronditur dhe të zemëruar për këtë sulm”, u bë e ditur, transmeton DW.

Policia e Bremenit ka nisur hetimet për të parë nëse ka një sfond të motivuar politikisht ose sfond fetar, përcjell albinfo.ch.

Kohët e fundit, në Mönchengladbach, persona të panjohur vendosën kokën e një derri të prerë përpara ndërtesës së një xhamie në lagjen Rheydt, bën më tej të ditur DLF.

Përveç kësaj, u zbulua një simbol ksenofobik, për të cilin po bëhen gjithashtu hetime. Vepra të tilla me gjakun e derrit dhe kokën e derrit janë përsëritur disa herë vitet e fundit. Në fenë islame, derri konsiderohet i papastër.