Maqedonia

Sulmohet Branko Sinadinovski, kreu i Bashkësisë së Shqiptarëve Ortodoksë të Maqedonisë

Branko Sinadinovski u bë i njohur vite më parë për  opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni

Sot në mesditë është sulmuar fizkisht Branko Sinadinovski, themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. ALSAT mëson se Sinadinovski është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur. Rasti është  paraqitur në polici, e cila po heton dinamikën dhe motivet e ngjarjeve.

Siç mëson ALSAT, sulmi mbi Sinadinovskin është bërë në afërsi të banesës së tij në lagjen Aerodrom.

Sinadinovski është  profesor universitar. Ai u bë i njohur vite më parë për  opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Sinadinovski është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.