Lajme
Sulmi terrorist me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, Arabia Saudite kishte paralajmëruar Berlinin për rrezikun
Motivi i autorit të sulmit të mbrëmshëm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg mbetet i paqartë, por autoritetet gjermane duket se kanë përjashtuar terrorizmin islamik.
Revista Der Spiegel shkruan se një element i ri që u shfaq mëngjesin e së shtunës dhe që shkakton edhe më shumë shqetësim për nivelet e përgatitjes së autoriteteve, është se Arabia Saudite (vendi i origjinës së sulmuesit) dyshohet se kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulme të pashmangshme në tregjet në Gjermani gjatë periudhës së festave.
Hetimi tani ka të bëjë me profilin e Taleb A. , i cili drejtoi një makinë drejt turmës së njerëzve, duke përshkuar një distancë prej 400 metrash dhe duke vrarë katër persona, përfshirë një fëmijë.
Sipas policisë, dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Informacionet e Bild raportuan se 86 persona u plagosën rëndë dhe 78 persona të tjerë kishin lëndime të lehta.
Në të njëjtën kohë, autoritetet “shohin” disa ngjashmëri me “masakrën” me 12 të vdekur që ndodhi në vitin 2016, në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, për të cilën dje u mbajt një ceremoni përkujtimore.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë
-
Uber shënon rekorde të udhëtimeve në Zvicër në vitin 2024
-
Rritje e çmimeve për shtëpitë e dyta në Alpet zvicerane