Lajme
Sulmi që tronditi Suedinë, shqiptarja i shpëtoi për mrekulli agresorit
Një masakër e ndodhur para pak ditësh ka tronditur Suedinë.
Autoritetet ende nuk kanë zbardhur plotësisht ngjarjen e përgjakshme ku humbën jetën të paktën 10 persona, si dhe mbetën të plagosur 6 të tjerë.
Deri më tani bazuar informacionet e bëra publike në mediat suedeze thonë se personi i armatosur ishte një 35-vjeçar vendas, i vetmuar, i cili zotëronte ligjërisht armën e zjarrit.
Gazetari shqiptar në Suedi, Ervi Dushi tregoi në Euronews Albania se një shtetase shqiptare ka shpëtuar mrekullisht, pasi është shkëmbyer me agresorin kur ai ka qenë duke hyrë në ambientin kur kreu masakrën.
“Shqiptarë nuk ka mes viktimave, por për fat të mirë, kemi pasur një vajzë nga Ballshi e cila është shkëmbyer me agresorin kur ai ka qenë duke hyrë në ambientin ku ndodhi masakra. Vajza është e shokuar, por në komunikimet që kemi pasur ajo shumë shpejt do paraqitet në polici. Kam folur me familjarët e saj por jo me të, është shumë e tronditur dhe akoma nuk e beson se ja ka dalë, ishte thjesht fati i mirë i saj, se mund të ishte një nga viktimat e para, sepse vrasësi ka nisur të qëllojë vetëm pak metra më tutje. Vrasësi ka qenë civil kur ka hyrë, ka shkuar në banjë ku ka veshur rroba ushtarake, ka nxjerrë armën që e ka pasur në një kuti kitare dhe nga ajo që është parë në kamerat e sigurisë, i shihte në sy viktimat e tij përpara se t’i vriste”, tregoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











