Kosova

Sulmi në Zubin Potok, Kurti: Ka arrestime pas bastisjeve, janë gjetur prova materiale

Terroristët do të përballen me drejtësinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se ka të arrestuar lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Kurti vizitoi fshatin Varagë të Zubin Potokut, së bashku me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.
“…Erdhëm që ta shohim në vendin e ngjarjes dëmin e jashtëzakonshëm që na është shkaktuar mbrëmë nga ky sulm terrorist e kriminal që ka dëmtuar infrastrukturën kritike, meqenëse e ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.

Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminalë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe fuqinë e ligjit”, tha Kurti sipas mediave vendase.

“Unë e pashë vendin e ngjarjes dhe nuk ka mundësi që të bëjë një ose dy individë, ose qytetarët të zakonshëm. E ka bërë një organizatë që është profesioniste në sulmet e tilla terroriste dhe aftësinë, kapacitetin e interesin për një gjë të tillë e ka vetëm Serbia”, tha Kurti.

Ai tha se vitin e kaluar Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën Veriore.

“Këto organizata, sidomos Mbrojtja Civile, janë në listë të rrogave në Serbi. Prandaj, edhe ne e mbajmë Serbinë përgjegjëse për këtë…”, tha ai.

Kryeministri i vendit e përmendi edhe sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke dëmtuar infrastrukturën kritike dhe një e gjë e tillë, siç tha ai, po synohet edhe këtu nga Serbia.

Kurti tha se falënderon faktorin ndërkombëtar, ambasadorin amerikan, gjerman, francez, britanik, italian etj. për bashkërendimin që kanë pasur gjatë natës dhe mbështetjen për Kosovën.

“Policia në Kosovës nuk është kundër serbëve, por Serbia është kundër Kosovës dhe ajo financon, orkestron, mbështet dhe dirigjon grupet kriminale që i ka në listë të rrogave.. prandaj e bëjmë fajtor Serbinë për këtë…