Bota
Sulmi në Suedi, policia konfirmon dhjetë viktima
Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, autori nuk kishte precedent
Dhjetë persona dyshohet se mbetën viktima të një sulmi në Suedi.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 13:00 në Orebro, 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur.
Mes viktimave është dhe vetë agresori, që qëlloi veten me armë pas sulmit. Nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa sipas policisë, autori nuk kishte precedent.
Të shtënat kanë ndodhur në një qendër arsimore për të rritur. Këto institucione frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar ende shkollën fillore apo të mesme.
Policia i mbajti të mbyllur disa orë nxënësit e shkollave aty pranë “për qëllime sigurie”, për shkak se dyshonin se sulmuesi mund të kishte bashkëpunëtorë në krim.
Mediat lokale raportojnë se situata me dhunën në Orebro, një qytet me 155 mijë banorë, është përkeqësuar shumë gjatë tri viteve të fundit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












