Kosova
Sulmi në Ibër-Lepenc, sot priten reduktime të ujit
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar nga sulmi terrorist, për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike.
Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme, transmeton albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, ministrja tutje thotë se intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës.
“Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë”, ka shkruar më tutje Rizvanolli.
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i vizitorëve në muzetë zvicerane Numri i vizitorëve ka tejkaluar atë të para pandemisë, gjegjësisht ai është pesë për qind më...
-
Franca i jep fund marrëveshjes shëndetësore me Zvicrën
-
Mesatarisht një kafe në Zvicër kushton 4,58 franga dhe çmimi vazhdon të rritet
-
SVP kërkon t’u hiqen pensionet ish-ministrave federalë
-
Zvicër: Përkrahet ideja që mediat sociale të ndalohen për fëmijët