Kosova
Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2024 në Varage të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit, përcjell albinfo.ch.
Pas sulmit, autoritetet e Kosovës njoftuan se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur mbi 15 kilogramë eksploziv, sulm ky që nga autoritetet u cilësua si terrorist.
Madje, ekspertët e sigurisë patën theksuar se përmasat e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit i kalojnë ato të Banjskës, pasi qëllimi ishte të dëmtohej infrastruktura kryesore e shtetit dhe do të afektonte direkt qytetarët.
E pas sulmit në Ibër Lepenc, zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës theksuan se akti terrorist është i drejtuar nga Serbia.
Pas këtij sulmi, autoritetet shtetërore të Kosovës përmes Zyrës së BE-së kanë kërkuar informata nga autoritetet në Beograd, por që deri tani nuk ka përgjigje.
Lidhur me këtë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna Lachana në një deklaratë për Telegrafin tha se kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike u dërgua përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë më 15 janar 2025, por deri më sot nuk ka marr përgjigje.
“Pas sulmit në kanalin Ibër Lepenc në veri të Kosovës, Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së ka pranuar një letër nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës më 13 janar 2025, e cila ka transmetuar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës tek autoritetet përkatëse në Serbi.
E njëjta kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike u dërgua përmes Delegacionit të BE-së në Beograd në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë më 15 janar 2025. Deri më sot, asnjë përgjigje nuk është marrë nga autoritetet serbe”.
Tutje, Lachana theksoi se në dhjetor 2024, Këshilli shprehu pritshmërinë e tij që autorët të kapeshin dhe të sillen para drejtësisë.
Këshilli gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet përkatëse.
Ndryshe, në masën e paraburgimit lidhur me sulmin në Ibër Lepenc janë dy të dyshuar, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq.
E-Diaspora
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë Zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 𝟏𝟏...
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)