Lajme

Sulmi në Bruksel cilësohet “terrorizëm”, reagon kryeministri belg

Kryeministri i Belgjikës, Alexander de Croo, në një reagim pas sulmit në Bruksel, ku mbetën të vrarë 2 suedezë, sulmin e ka lidhur me “terrorizëm”.

“Unë i kam ofruar ngushëllimet e mia të sinqerta kryeministrit të Suedisë pas sulmit shqetësues të sotëm ndaj shtetasve suedezë në Bruksel. Si partnerë të ngushtë, lufta kundër terrorizmit është e përbashkët”, shkruan De Croo në platformën “X”.