Shkurt.ch

Sulmi ndaj deputetit Fehr, sulm mbi demokracinë

Dallimet në pikëpamje politike duhet të shprehen me fjalë dhe asnjëherë me dhunë ose me kërcënim dhune

Pas sulmit fizik mbi deputetin e SVP-së në Parlamentin Nacional njëherësh funksionar i lartë i kësaj partie, Hans Fehr, katër partitë e mëdha, të përfaqësuara në parlament, kanë bërë një apel kundër dhunës në politikë.

Sipas apelit të nënshkruar nga partitë: SP, FDP, CVP dhe SVP, ushtrimi i dhunës mbi deputetin Fehr që ka ndodhur të premten e kaluar, është njëherësh sulm mbi demokracinë.

Dallimet në pikëpamje politike duhet të shprehen me fjalë dhe asnjëherë me dhunë ose me kërcënim dhune, thuhet më tutje në apel.

Njëkohësisht me apelin, vetë i dëmtuari, Hans Fehr ka bërë dje padi kundër palës së panjohur, shkruajnë mediet zvicerane.