Bota

Sulmi ndaj autobusit të Dortmundit nuk ishte terrorist

Policia gjermane ka arrestuar Sergej W., duke dhënë edhe detaje pse ndodhi sulmi më 11 prill, ku u lëndua futbollisti Marc Bartra

 

 

Sulmi i autobusit të Borussia Dortmundit ishte sulmuar rreth dhjetë ditë më parë dhe u dyshua se është sulm terrorist, megjithatë policia gjermane se motivi është shumë i ultë, njofton albinfo.ch.

Policia gjermane ka arrestuar Sergej W., duke dhënë edhe detaje pse ndodhi sulmi më 11 prill, ku u lëndua futbollisti Marc Bartra.

Ai nuk i takon ndonjë grupi terrorist, por ka kryer aktin, duke u munduar që të përfitojë materialisht.

Ai për qëllim kishte që të vriste lojtarët e Dortmundit dhe në këtë mënyrë të bien në bursë vlerat e aksioneve të këtij klubi. 28-vjeçari më parë kishte vënë bast se do të bie vlera e aksioneve të këtij klubi dhe kishte blerë opsione, që i mundësonin një fitimin me miliona euro. Madje, kishte hyrë edhe në kredi për të blerë opsionet, të cilat ia mundësojnë përfitime në bursë.

 

Ai, madje kishte qenë edhe në hotelin e njëjtë së bashku me futbollistët e Dortmundit dhe nga dhoma e hotelit kishte shpërthyer tri bombat, kurse bë afërsi të vendit të ngjarjes kishte lënë edhe tri letra për t’i humbur gjurmët, dhe për të menduar se ishte sulm terrorist.

 

Policia gjermane e ka ndjekur çdo hap të tij që shtatë ditë, ku ka dyshime të forta se ai fshihet pas sulmit ndaj autobusit së Borussia Dortmundit