Shkurt.ch
Sulmi me bombë, vepër e anarkistëve
Organizata me emrin "Federazione Anarchica Informale" e ka konfirmuar aktin e saj terrorist
Sulmi i djeshëm me bombë në Ambasadën e Zvicrës në Romë ka qenë vepër e një grupi anarkist italian. Organizata me emrin “Federazione Anarchica Informale” e ka konfirmuar aktin e saj terrorist me një letër që është gjetur më vonë, ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Edhe para se të dëshmohej autorësia e aktit, policia italiane i kishte orientuar dyshimet e vet nga qarqet anarkiste të vendit. Motivet vazhdojnë të mbeten të paqarta edhe në ditën e dytë pas sulmit. Megjithatë, bazuar në disa spekulime të shtypit zviceran, sulmi mund të jetë një lloj “hakmarrjeje” e grupeve anarkiste italiane ndaj Zvicrës për mbajtjen në burg të aktivistit anarkist për mbrojtjen e ambientit, Marco Camenisch.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur