Shqipëria
Sulmi kibernetik, Aeroporti në Tiranë del me një njoftim
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik
Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, i cili është pika më e rëndësishme e kalimit kufitar, ka dalë me një njoftim për qytetarët, ku u kërkon atyre të paraqiten në Rinas dy orë e gjysmë para fluturimit të tyre, për të shmangur vonesat.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, thuhet në njoftim, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se sistemi TIMS është fikur nga autoritetet shqiptare për arsye sigurie dhe paraprakisht dyshohet se të dhënat e sistemit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, nuk janë prekur nga hakerët.
Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti i Thesarit amerikan shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën se ata janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik.
E-Diaspora
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në...
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih nderon veteranët e luftës
-
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gruaja në Zug u detyrua të qëndrojë te ish i dashuri për shkak të dështimit të dollapit Hekurudhat Federale të Zvicrës po i kërkon falje një gruaje pasi dollapi i saj në stacionin...
-
Trenat zviceranë do të furnizohen tërësisht me energji elektrike të rinovueshme
-
Qeveria zvicerane mund t’i mbajë të dhënat tuaja në dosje pasi të merrni një avion
-
Deputetët kërkojnë një rritje të zbritjes minimale të sigurimit shëndetësor
-
Lidl do të hapë dyqane të reja, do të krijojë më shumë vende pune në Zvicër